Home KRYESORE David Qosja tregon pse qëlloi për vdekje oficerin e FNSH-së

David Qosja tregon pse qëlloi për vdekje oficerin e FNSH-së

Dyshoja se po më qëllonin me armë nga shpati i malit, prandaj u përgjigja me armë edhe unë”. Kështu ka deklaruar David Qosja nga Lezha, i cili një ditë më parë vrau oficerin e FNSH-së, Ardian Kodra.

Burime nga organi i akuzës thonë se në banesën e Qoses u gjet një përmendore e vëllait të tij të vdekur. 30-vjeçari rezulton një person me çrregullime të personalitetit dhe prej kohësh jetonte i vetëm. Babai i ka ndërruar jetë, ndërsa nëna është larguar jashtë shtetit te motra.

Policia krehu zonën në shpatin e malit, prej nga Qosja pretendonte se u qëllua, por nuk kishte asgjë. Operacioni për kapjen e tij zgjati disa orë rresht.

Pas njoftimit të banorëve të fshatit që Qosja po qëllonte me armë, fillimisht shkuan forcat e FNSH-së për ta arrestuar, por në në këtë përpjekje mbeti i vrarë një efektiv. Më pas mbërritën nga Tirana oficerë të RENEA-s, të cilët e arrestuan pas disa orësh, duke përdorur gazin lotsjellës dhe granatat “trullosëse”./LAPSI.AL/

Share: