Home KRYESORE Nuri Seferi akuzon Luan Krasniqin për tradhti (Foto)

Nuri Seferi akuzon Luan Krasniqin për tradhti (Foto)

Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka humbur në ndeshjen e djeshme ndaj turko-gjermanit Firat Arslan, e cila ishte e vlefshme për titullin Evropian WBO pesha cruiser. Por, pavarësisht kësaj disfate me 45-vjeçarin, Seferi ka deklaruar se ndihet krenar pasi humbi me dinjitet, ndërsa fituesi i vendos në bazë të pikëve.

“Me krenar për një humbje me dinjitet se sa një fitore të pa merituar. Kokën lartë dhe kurrë nuk tradhtuam idealin e as flamurin”, shkruan Seferi në faqen e tij në “Facebook”, duke thumbuar kështu edhe ish-boksierin Shqiptar, Luan Krasniqin i cili ka mbështetur Arslan gjatë ndeshjes së djeshme.

Madje Krasniqi është parë disa herë që të udhëtojë boksierin turko-gjerman si të boksonte ndaj Seferit. Krasniqi edhe në karrierën e tij ka boksuar duke përfaqësuar shtetin gjerman.

 

Screenshot 1

Share: