Home KRYESORE Dyshimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Nje minister ka zbuluar informacionin...

Dyshimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Nje minister ka zbuluar informacionin sekret?

Ka zgjatur 3 orë pyetësori në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për gazetarin investigativ Artan Hoxha, që ka dalë nga godina në orën 02:30, ndërsa është marrë në pyetje nga prokurori Kulluri.

Kulluri ka këmbëngulur për të mësuar më shumë rreth informacioneve që ka pasur Hoxha dhe, mbi të gjitha, se nga erdhi ai informacion që, sipas prokurorisë, cilësohet si nxjerrje e sekretit shtetëror.

Sipas organit të akuzës, në këtë mënyrë janë paralajmëruar trafikantët shqiptarë, emrat e të cilëve prokuroria pretendon se ka mundur t’i marrë nga piloti italian.

Artan Hoxha u shoqërua menjëherë sapo përfundoi emisioni “Opinion” në tv Klan, ndërsa refuzuar kërkesën e tij për t’u vetëparaqitur në mëngjes.

Ajo që ka shqetësuar prokurorinë ka qenë nxjerrja e lajmit se piloti italian ka vendosur të bashkëpunojë, ndërsa dyshimet janë se informacioni ka dalë nga struktura të larta të Policisë së Shtetit.

Madje, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ta marrë në pyetje Hoxhën pikërisht përpara uniformave blu, teksa gjithçka rrotullohej rreth sms-së që mori Artan Hoxha gjatë emisionit.

Dyshimi mediatike thone se punën e prokurorisë e ka minuar vetë Ministri i Rendit, Saimir Tahiri dhe po keto Media shkrujane se pyetja e madhe është: Nëse e ka lajmëruar ministri, përse rrezikoi ta bënte publik këtë lajm për të nxjerrë sekretin?

Kjo është arsyeja që ka shtyrë Prokurorinë e Krimeve të Rënda të sekuestrojë dy celularët e Artan Hoxhës, ndërsa vetë Hoxha tregon se nuk ka folur përballë Kullurit për çështjen e sms-së.

Prokuroria pritet ta zbardhë çështjen nëpërmjet tabulateve telefonike të dy numrave të gazetarit Artan Hoxha.

Share: