Home KRYESORE SA MËNYRA KA PËR TË VRARË NJË NJERI?

SA MËNYRA KA PËR TË VRARË NJË NJERI?

Nga Sokol Shameti

“Diktatura vrau 6000 njerëz në 45 vite” thotë kolegu Edi Oga. Pastaj e krahason këtë shifër me 7500 të vrarët e “diktaturës” së aksidenteve automobilistike këto 25 vitet e fundit.

Mirëpo, për hir të objektivitetit mbase duhet të pyesim: Vërtet 6000 në total “ata të diktaturës”, por sa prej tyre ishin thjesht kriminelë ordinerë, apo për 45 vjet s’u dënua asnjë vrasës e asnjë përdhunues në këtë vend?

Gjithashtu, sa prej këtyre 6000-ve ishin bashkëpunëtorë të pushtuesit, si ata që i ekzekutoi gjithë Europa, nga Jugosllavia e deri ne Francë?

Sa të tjerë ishin thjesht komunistë, që nuk duhen llogaritur kurrsesi si armiq politikë të regjimit por thjesht armiq personalë të shefit të asaj kohe?

Ndërsa 7500 qenkan vetëm nga aksidentet rrugore në 25 vjet? Po nga uria, flakja nga puna, braktisja e njerëzve në dorë të kriminalitetit, vetëvrasjet me fostoksinë apo vetëvarjet, sa janë?

Po nga “aksidentet” tip “Kateri i Radës”, Gërdec, minatorët e groposur të gjallë në galeri, apo vërvitja e punëtorëve nga skelat?

Po ata që shkojnë për dhjamë qeni nga kurimi i papërgjegjshëm në spitalet e shndërruara në therrtore tek ne?

Si dalim me llogaritë tani? Krimet e cilës prej dy diktaturave duhen dënuar? Apo nuk vlen njëlloj jeta e njeriut?

Share: