Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi një ngjarje që sipas tij ka ndodhur në fshatin Manskuri të Durrësit. 12 ton kanabis janë gjetur nga policia në një magazinë, shkruan Berisha duke iu referuar një mesazhi në Facebok.
Por sipas ish kryeministrit, droga është zhdukur dhe punëtorët e punishtes janë lënë të lirë sapo lajmi është marrë vesh nga Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj.
Ish kryeministri thotë se urdhëri për sekuestrimin e drogës ishte i panjohur ndërsa oficeri i antidrogës që e ekzekutoi u pezullua nga detyra.