Home KRYESORE Dosja/ Balili u identifikua përmes SMS-së me një biznesmen grek

Dosja/ Balili u identifikua përmes SMS-së me një biznesmen grek

Identifikimi i Klement Balilit si organizatori i trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas drejt Evropës Qqndrore, është zbuluar nga një pakujdesi e vet biznesmenit sarandiot. Abc News ka mësuar se autoritet greke, edhe pse prej muajsh po hetonin biznesmenët grekë që merreshin më trafikun e drogës, nuk po arrinin të identifikonin dy numra telefoni, një grek dhe shqiptar që përdoreshin nga një person që njihej si “Kelly” dhe që dyshohej se ishte furnizuesi kryesor i drogës.

Kështu, në fillim të muajti mars, biznesmeni grek Georgios Alifandis i kërkon personit me të cilin komunikonte vazhdimisht për ngarkesat e drogës, që deri atëherë njihej vetëm si Kelly, t’i dërgonte me mesazh numrin e pasaportës së tij. Vetëm pak minuta pas kësaj kërkese, personi i njohur si Kelly dhe që kishte në përdorim dy nurmat të telefonit, i dërgon me mesazh numrin e pasaportës së tij. Autoritet e drejtësisë greke, me të marr numrin e pasaportës, e kanë verifikuar atë në sistemin TIMS ku rezulton se “Kelly” është biznesmeni Klemend Balili, që mbante detyrën e drejtorit rajonal të Transporteve në Sarandë.

Me identifikimin e numrave të telefonit, prokuroria greke ka siguruar qindra biseda telefonike mes Balilit e skafistëve që angazhonte ai për transportin e drogës dhe biznesmenët grekë të cilët ishin pritësit e mallit.

Në dosjen që ABC News ka siguruar një kopje, mes përgjimeve të shumta është pasqyruar edhe momenti ku Klemend Balili përveç përzgjedhjes së skafistëve shqiptarë, i koordinonte ata edhe për orarin e lëvizjeve apo edhe momentet e ankorimit në breg për t’u ngarkuar. Në njërën prej këtyre bisedave, mes skafistëve të arrestuar në Greqi me rreth 679 kg hashash, Petro Dalanaj e Kleanth Palaj me biznesmenin Balili, ky i fundit gjatë komunikimeve telefonike, e udhëzon drejtuesin e skafit Dalanaj që ankorimi mjetit lundrues në breg që të marrë drogën të bëhet mes orës 21: 45 të darkës dhe orës 22:00. Kohë kjo që bëhet edhe ndërrimi i turnit të Policisë së Shtetit. Gjithashtu Balili, e orienton skafistin Dalanaj që të ecë ngadalë për të mos rënë në sy, duke shikuar pas në momentin që largohet nga njëri prej gjive të Sarandës ku ishte ngarkuar me drogën. Bisedat vazhdojnë, gjatë gjithë kohës ku Balili e udhëzon drejtuesin e mjetit lundrues të ecë rreth 7 milje nga bregu dhe të qëndroi për disa orë. Më pas e porosit atë që në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:00 të afrohet pranë ishuillit të Zakinthos, ku do të pritet nga shoferët grekë. Kryesisht për trafikun e 679 kg drogë, bisedat janë zhvilluar nga data 5 deri 6 maj, ditën kur edhe u arrestuan në Greqi i gjithë grupi së bashku me dy skafistët shqiptarë./lapsi.al

Share: