Home KRYESORE Dritan Shano: Mos i hap rrugë budallait! “Ligji dhe Maliqi”

Dritan Shano: Mos i hap rrugë budallait! “Ligji dhe Maliqi”

Nga Dritan Shano

Ne si shoqëri jemi pasionante. Martesa jonë me Ligjin ka mbetur ende si ujë i vakët, ajo është si ato martesat pa dashuri që i vendos familja për ne, kur ne akoma nuk dimë gjë se jemi të vegjël. Jo rrallë na thonë, se dashuria vjen më vonë, pasi martohesh.

Prandaj, gjithnjë jemi të gatshëm ta tradhtojmë Ligjin, pasi digjemi nga pasioni i përhershëm për Maliqin, që e njohim nëpër rrugicat e lagjes, sapo rritemi pak. Thuhet se me Maliqin mbaron punë shpejt, në këmbë zakonisht, ndërsa me Ligjin çdo gjë ka rradhën e vet.

Prandaj jemi martuarë të Ligjit, dashnorë të Maliqit. Ky pasion përvëlues për Maliqin, na ka paralizuar, po na tret, as nuk hamë, as nuk pimë – ky pasion po e djeg dhe shkreton krejtësisht rracën tonë. Kush nuk i duron flakët e pasionit për Maliqin, ikën nga Shqipëria. Ata që mbeten këtu, dikur do quhen hiri i civilizimit Shqiptar.

Share: