Një 26-vjeçare në Shtetet e Bashkuara ka rrahur për vdekjen fëmijën e saj për shkak se i ra një vezë në tokë dhe u thye.
Zarah Coombs, 26-vjeçe, nga Brooklyn, u arrestua pasi i mori jetën djalit 4-vjeçar, Zamair.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën që lamë pas, ndërsa 26-vjeçarja ndodhej në shtëpi me tre nga 4 fëmijët e saj.
Pasi i ra veza në tokë, në zemërim e sipër, Zarah ka marrë bishtin e fshesës dhe e ka qëlluar vogëlushin deri sa nuk ka mundur më të marrë frymë.
Daily News në New York raporton se ajo më pas është arrestuar nga policia dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje.
