Home KRYESORE Galdini i ben thirrje Lulzim Bashes: Gongu ra. Opozita dhe Qytetaret te...

Galdini i ben thirrje Lulzim Bashes: Gongu ra. Opozita dhe Qytetaret te rrezojne Qeverisjen e qenve.

Kryetari i LDE Arian Galdini ka dale diten e sotme me nje deklarate per shtyp drejtuar Liderit te PD Lulzim Basha por edhe te gjitha Partive te Koalicionit Opozitar.

Galdini shprehet se: “Opozita nuk ka me cte thote. Denoncimet, deklaratat, konferencat per shtyp, shkembimet e informacionit dhe ideve me partneret nderkombetare, gjithcka qe eshte bere deri me sot, ka mare nje pergjigje te plote nga vete Qeveria. Ministrat akuzojne te tjere Ministra per lidhje me organizaten kriminale te kanabisizimit te vendit, sikurse akuzojne edhe Kryetare Bashkie per fitore zgjedhjesh e administrim qytetesh ne bashkeautoresi me krimin.

Kryeministri i quan Ministrat akuzues qener qe lehin pas nje karvani qe ecen perpara. E pra Kryeministri quan Karvan vetem Zyren e tij. Ai ka mberritur ne ate kufi perjashtimor, derisa as Ministrat nuk i sheh me pjese Karvanit Qeverises. Ky eshte nje Gong Dramatik per demokracine ne vend. Shqiptaret nuk votojne e as meritojne te qeverisen nga 1 njeri qe e sheh te miren vetem brenda Zyres se tij, e ngado jashte saj sheh qen e kazane.”

Ne vijimesi te deklarates se tij Arian Galdini shton se: “Ky Gong qe ka rene eshte thirrje per ringun e perballjes Opozitare dhe Qytetare me ish Aleancen e Qelbesirave qe sot jane bere Bashkeqeverisja e Qenve. Ne si Opozite o sot o kurre, duhet te behemi mendjendare, per te mos u pajtuar më me kete Qeverisje ne Simbioze me Krimin dhe Marrezine. Alarmi duhet vene.

Bashkeqeverisesit po llangosen e biçakosen mes njeri-tjetrit, por ky nuk eshte lajm i mire. Ata nuk kane as cipe, as nder, as moral per tu ndjere te turperuar me gjithcka po thone, kane thene, po bejne e kane bere. Viktime e pare e shernaje – pisllikut te tyre mund te behet Rwforma Zgjedhore dhe vete beteja opozitare per Votimin Elektronik. Viktima e dyte dhe perfundimtare do te jene vete zgjedhjet. Ndersa viktima e trete do te jete Opozitarizmi.

Qeverisjen ata e kane vrare qe ne nisje. Tani rrezikohet te vrasin edhe Opozitarizmin. Ndaj o sot, o kurre te ngrihemi ne kembe. Shqiperia nuk duhet te mbetet peng i axhendes se bashkeqeverisesve. Shqiperia duhet te ndjeke axhenden e qytetareve dhe Opozites i takon ta siguroje kete.”
Fine della conversazione in chat

Share: