Home KRYESORE Aleati i Bashës zbulon skenarin: 100 mijë vetë do dynden në Kavajë...

Aleati i Bashës zbulon skenarin: 100 mijë vetë do dynden në Kavajë në 7 maj

“Opozita do të çojë 100 mijë njerëz ditën e zgjedhjeve lokale në Kavajë”. Kështu tha kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, duke shtuar se Rama është braktisur edhe nga LSI dhe PDIU.

Pjesë nga intervista:

Spahiu: I kam thënë ambasadores gjermane nëse sekretari i rinisë së Hitlerit, Partisë Naziste do emërohet ministri i Brendshëm i Angela Merkel a do të dilte popullit në revolucion? Ka një shqiptar që mund të besojë se me Fatmir Xhafajn në pushtet do të zhvillohen zgjedhje të lira. Është provokim për mua. Është për ndërkombëtarët.

Tare: Pse nuk i bëtë kur ishit në pushtet?

Spahiu: Nuk kam qenë në pushtet.

Tare: Ke qenë nënkryetar i KLD-së.

Spahiu: PD-ja ndaj është katandisur në çadër. Po lan haraçet. Jam njeriu që kam goditur demokratët dhe kam kritiku dhe luftoj Edi Ramën. Do kem fatin që do të përjetojë edhe rrëzimin e Edi Ramës për mëkatet dhe krimet që ka bërë. Është paturpësi për gjithë këta ambasadorë, të cilët merren me pasuritë e çdo lloj zyrtari dhe lejojnë që një kryeministër që erdhi me 3 mijë dollarë kredi që e ndante dhomën e gjumit me dollap ku varte kollaret dhe tani del me një vilë 2 mln euro.

Tare: Kush e ka nxjerrë këtë vlerën e vilës?

Spahiu: Ky njeri ka qeverisur 12 vjet kryeqytetin. Si mund të hyjmë në zgjedhje kur ishim para 6 muajsh në Dibër në një bastion të djathtë që ishte humbur me 300 vota që i kish fituar Shukriu. Shkon Shukriu me skandalin e brekëve me vrimë dhe qesh e gjithë Shqipëria dhe këta nga 3 vota e thellojnë në 5 mijë vota. Ku ka shqiptarë që ta besojë se numërohet vota. Vota është biznes në Shqipëri. Droga, mekanizmi shtetëror, drejtorët e policisë nuk lënë zgjedhje në Shqipëri.

Si mund të shkojmë në Kavajë, bastioni den baba den ku Sali Berisha dilte deputet, ku ambasadori amerikan thotë mos hyni në zgjedhje me këta kriminelë se kanë 7 emra, hyjnë në zgjedhje dhe fitojnë me 80%. Si mund të shkohet në zgjedhje?

Për këtë arsye, kemi bërë thirrje që 100 mijë veta të jenë në çdo rrugë dhe lagje të Kavajës më 7 maj.

Tare: 100 mijë veta janë shumë.

Spahiu: Të jeni të bindur se Shqipëria do të jetë atë ditë në këmbë me sytë nga Kavaja.

Kristo: Kjo është katastrofë. Si e keni menduar.

Spahiu: Për herë të parë gjithë faktori politik është bashkuar me opozitën dhe kanë lënë vetëm Edi Ramën. Është bashkuar LSI, PDIU. I falënderojmë që nuk kanë vendosur kandidat në Kavajë. As Adolf Hitleri nuk ka hyrë pa opozitë në zgjedhje, as Ramiz Alia në vitin 1991 nuk hyri pa opozitë në zgjedhje.

Si mundet Edi Rama që në 2017 të bëjë as atë që nuk e bënë as nazistët. Edhe partnerët e tij e braktisën, LSI dhe PDIU e lanë të vetëm. Le ta marrin Kavajën, por jo 4 vjet por as 4 orë nuk ka për të zgjatur.

Share: