Home KRYESORE Basha: Ku janë procesverbalet e djegies së 2.5 milion rrënjë kanabis?

Basha: Ku janë procesverbalet e djegies së 2.5 milion rrënjë kanabis?

Në lidhje me përplasjen mes Adriatik Llallës dhe Fatmir Xhafës për kanabisin, opozita permes Lulzim Bashes thotë se Ministri i Brendshëm gënjen.

Nga çadra e protestës, Lulzim Basha shpërtheu në akuza kundër Fatmir Xhafës, duke kujtuar se vëllai i tij Agron Xhafa është i përfshirë në trafikun e kokainës nga Venezuela në Itali. Basha i tha të drejtë prokurorisë që dyshon se kanabisi nuk është asgjësuar nga policia. Për këtë arsye, opozita i kërkon Ministrit të Brendshëm të publikojë procesverbalet e asgjësimit të 2.5 milion rrënjëve kanabis, sasi që zyrtarisht thuhet se është kapur dhe djegur.

Mes prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm pati një përplasje publike për sasinë e kanabisit të asgjësuar nga policia këtë vit.

Llalla i kërkoi policisë të mos e asgjësojë kanabisin pa praninë e prokurorëve, duke lënë të kuptohet se prokurorët nuk thirren qëllimisht në këtë proces. Ministri Xhahaj replikoi duke i kerkuar prononcim me konkret per kato akuza.

Share: