Home KRYESORE Vazhdon “perplasja” Voltana Ademi Edi Rama

Vazhdon “perplasja” Voltana Ademi Edi Rama

Nga Voltana Ademi

Z. Kryeministër, Bashkia e Shkodrës nuk kishte as informacion dhe as ftesë për fillimin e punimeve në urën e Bunës. Ne nuk refuzojmë, por përkundrazi, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë deri në fund që banorët e Shkodrës të përfitojnë atë që i takon.

Bashkia e Shkodrës i bëri ftesë Ministrisë së Mbrotjes në pronësinë e së cilës është dhe ura e Bunës, që të bashkëpunonim për ta bërë. Madje ofruam dhe mundësitë tona financiare dhe projekt-idenē per restaurimin e plotë. Por nuk deshët, sepse ju duhej të bënit fotot për fushatë se kujtuat se është pronë e Bashkisë.

Sot na i doli për pronar, Ministria e Kultures! Zv ministri u shpreh se është monument kulture dhe kemi bërë disa riparime!!

Ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyerje dhe jo makiazhin e spektaklin e rradhës!! Prandaj, që kjo të mos ndodhë, duhet që të bëni publik projektin dhe financimin që po realizohet, e në respekt të ligjit të jepet edhe leja zyrtare për realizimin e këtyre punimeve…

dokumenti i voltanes

Share: