Aleanca Popullore (AP) nepermjet nje komunikate per shtyp bene me dije Mediave dhe partive te tjera politike se nuk do tërhiqet nga gara ne zgjedhjet e ardhshme dhe se po pret sot vendimin zyrtar te KQZ për datën 25 Qershor dhe regjistrimin e kandidateve për deputet nga ana e partive politike.
“AP deklaron se mbas vendimit zyrtar te KQZ, AP do te rishqyrtoje përputhshmërinë e datës 25 Qershor me Kodin zgjedhor dhe nëse gjendemi perseri para shkeljes se ligjit, do te ri-ankimohet serish shkelja e Kodit Zgjedhor ne Kolegjin Zgjedhor.” – shkruhet ne komunikatën per shtyp te kesaj partie politike formalisht aleate e Edi Rames e cila është e firmosur nga Artur Dojaka, kryetar i AP.