Pas më shumë se tre orë bisedimesh kokë më kokë, Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama, arritën marrëveshjen politike bazuar në Paketën McAlister Plus.
Basha dhe Rama dolën bashkarisht nga Kryesia e Kuvendit, ndërsa lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka dhënë kreu demokrat.
“Kemi një marrëveshje bazuar në Paketën Mcalister Plus të propozuar nga SHBA.
Marrëveshja do të detajohet dhe kur të detajohet do bëhet publike”, tha Basha. Ndërkohë që Kryeministri është mjaftuar me konfirmin e kësaj marrëveshjeje, pa bërë komente të mëtejshme.
Ndërkohë burime të rezervuara bëjnë të ditur se ndoshta në këtë takim është diskutuar edhe mbi emra konkretë që mund të marrin postet drejtuese apo qeveritare sikundër përcaktohet në 20 pikat që përmban paketa McAllister Plus.