Me anë të një deklarate të Përfaqësueses së Lartë të BE, Federica Mogherini dhe Komisionerit Johannes Hahn sqarohet se kandidatët kishin mundësi të bënin fushatë lirshëm, dhe liritë themelore të grumbullimit dhe shprehjes u respektuan…
DEKLARATA E PLOTE
Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë më 25 qershor u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt. Qytetarët patën alternativa të gjera politike në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Sipas konkluzioneve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, kandidatët kishin mundësi të bënin lirshëm fushatë dhe liritë themelore të grumbullimit dhe shprehjes u respektuan. Korniza zgjedhore në përgjithësi siguroi një bazë të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.