Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” në News24 se Lulzim Basha është i bindur që do të jetë Ministër i Jashtëm në qeverinë e Edi Ramës pas zgjedhjeve.
I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se “Basha u thoshte fshatarëve që do ndjekim modelin e Trump për fermerët”, Blushi tha që kryedemokrati e ka thënë këtë pasi ka vendosur një pakt me Ramën për pozicionin e tij.
“Këta po e mbrojnë sistemin. S’po ndryshojnë asgjë. I vetmi i dalë kundër jam unë. Republika e Re e Bashës përfundoi në një kërkesë për bashkëqeverisje dhe çadra u shpërblye me 6 ministra e drejtorë. Rama doli e tha suksesi më i madh janë legalizimet. Ndërsa qytetarët më thonë që kemi paguar ryshfet. Sot, është Basha që drejton hipotekat. Basha nuk rri dot pa pushtet. Erdhi fringo i ri në 2005, e tani ka vetëm 2 vite në opozitë,” – tha Blushi