Home KRYESORE Ermonela Jaho finaliste në Bachtrack Opera Awards në kategorinë ‘Best Female Singer’

Ermonela Jaho finaliste në Bachtrack Opera Awards në kategorinë ‘Best Female Singer’

Emri i Ermonela Jahos renditet në garë si ‘Best Female Singer’ bashkë me yje si Anna Netrebko apo Anita Rachvelishvili. Nëse dëshironi të votoni për Ermonela Jahon, atëherë këtë mund ta bëni në faqen zyrtare të konkursit Bachtrack.com. Bachtrack Opera Awards.

Çmimet më prestigjiozë të zërave operistike në Operën botërore Bachtrack Opera Awards, kanë përzgjedhur ndër 6 emrat finalistë sopranon shqiptare Ermonela Jaho. Pasi janë selektuar rreth 600 produksionet ndërkombëtare më të mira gjatë sezonit artistik 2016- 2017, emri i Ermonela Jahos renditet në garë si Best Female Singer me yje si Anna Netrebko apo Anita Rachvelishvili.

Kategoria Best Female Singer rëndit Anita Rachvelishvili me produksionin e (Samson et Dalila, Opéra de Paris), Anna Netrebko (Il trovatore, Vienna State Opera), Ermonela Jaho nominohet për rolin e saj në operan (Madama Butterfly, Royal Opera, London), Gaëlle Arquez (Xerxes, Oper Frankfurt), Joyce DiDonato (Semiramide, Bayrishe Statsoper , Munich) si dhe Karita Mattila ne produksionin (Jenůfa, Metropolitan Opera, New York).

Në kritikën e botuar në faqen zyrtare të Bachtrack Opera Aëards mbi përformancën e Ermonela Jahos si Madame Butterfly theksohet: “Jaho jo thjesht këndon Butterfly, ajo shndërrohet në Butterfly. Nga çasti që ajo shfaqet në kopshtin e qershive ne besojmë te karakteri i saj. Me rrëshqitje, dhe hapë të lehtë, gjeste të hijshme dhe sy përpëlitës, ajo arrin të bëhet nusja 15 vjeçare. Jaho e merr personazhin pak nga pak duke e ndriçuar dhe duke e ngjitur në majën e brishtësisë.”

Nëse dëshironi të votoni për shqiptaren e talentuar dhe plot personalitet mund të votoni në faqen zyrtare të konkursit Bachtrack.com. Bachtrack Opera Awards. / KultPlus.com

Share: