Anëtarësia e degës së PD-së në Vlorë, ka nisur një peticion ku kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike. raportohet se në këtë qytet janë mbledhur 140 firma, një ditë përpara mbërritjes së kryedemokratit Basha, ku do të flasë para demokrateve për platformën e tij lidhur me garën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Peticioni është i ngjashëm me atë që firmosën një pjesë e demokratëve në Korçë. Veç të tjerash kërkohet të ndërpritet fushata, pasi procesi i votimit është një farsë që ka shkelur hapur statutin e PD-së.