Home KRYESORE Ja cfarë tha në polici djali që vrau babain dhe plagosi nënën

Ja cfarë tha në polici djali që vrau babain dhe plagosi nënën

Policia e Tiranës njoftoi se arrestoi autorin e dyshuar Mirald Metallari, 21-vjeç (në foto) dhe se i riu është shfaqur i penduar para hetuesve.

Ai ka thenë se nuk deshi të vriste nënën, por babain e qëlloi pasi e goditi me grusht pas një sherri duke shtruar oborrin me beton.

“Po punonim shtronim oborrin me beton. Mu rrëzua karroca e cila goditi babain. Ai më goditi me grusht. Pasi bëmë sherr hyra në shtëpi dhe mora pistoletën e tij. Nëna më doli para, por nuk di si qëllova ndaj saj. Më pas qëllova 3 herë ndaj babait. Nuk e di si e bëra” – ka deklaruar i riu raporton Lapsi.al.

Autori ishte prej dy vitesh emigrant ne Angli. Ai kishte vetëm 6 muaj qe ishte kthyer nga emigracioni. Fqinjët thonë se ai nuk e kishte përjetuar mirë kthimin nga Anglia.

Share: