Home KRYESORE Pse nuk u shfaq Monika? Ja si pergjigjet Meta:

Pse nuk u shfaq Monika? Ja si pergjigjet Meta:

Presidenti Ilir Meta ka folur për vendimin e bashkëshortes së tij për mos qenë “Zonja e Parë”. I pyetur për këtë në “Top Story”, Meta tha se Monika e ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që ai u zgjodh President.

“Mendoj se personi për të cilin ju flisni nuk vihet aq kollaj në rresht. Monika ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që un jam zgjedhur President, duke bërë të qartë se do ishte një politikane aktive dhe duke bërë të qartë se nuk do ishte Zonjë e Parë. Pozicioni i saj dhe paraqitja e sotme janë një mesazh i qartë se Presidenti dhe Presidenca nuk do të ndikohet nga askush, as për qëllime të caktuara politike”, – tha presidenti Ilir Meta.

Share: