Home KRYESORE Është shqiptari më i pasur në botë, por nuk e njeh askush

Është shqiptari më i pasur në botë, por nuk e njeh askush

Quhet Nazif Destani dhe pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë.

Po po, e lexuat mirë! Ai është shqiptari më i pasur në botë por fama nuk i intereson aspak, përndryshe do e njihnit. Nazifi është djali i Lazim Destanit, numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës. Por të gjithë ata që i njohin, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi, trasmeton revistawho.

Dëshira e tij për të mbajtur një profil të ulët publik, ka bërë që si përfaqësues të njihet i ati. Megjithatë familja e tij nuk është e panjohur për shqiptarët, pasi Nazifi ka një vëlla artist. Ai është aktori i famshëm Blerim Destani.

Me sa duket Nazifin e lidh një miqësi me Blendi Fevziun, pasi ishte i pranishëm në festën e 20-vjetorit të “Opinion”, mbrëmjen e së enjtes në bulevardin e kryeqytetit./360grade.al

 

Share: