Home KRYESORE Presidenti i Katalonjës akuza të rënda mbretit: “Nuk tërhiqemi asnjë milimetër”

Presidenti i Katalonjës akuza të rënda mbretit: “Nuk tërhiqemi asnjë milimetër”

Në një deklaratë publike presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili ka kritikuar përfaqësuesit spanjollë por edhe mbretin Felipe, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Kjo ndodh një ditë pasi Mbreti Felipe VI. paragjykoi referendumin e pavarësisë dhe foli për rëndësinë e unitetit.

“Mbreti ka diskurs dhe politikë të qeverisë Rajoy, që ishin katastrofale për Kataloninë,” tha ai. “Dhe ai injoron miliona katalanas, të cilët nuk mendojnë si ai.” Pasi përmend dhunën e policisë madrilene dhe heshtjen e mbretit rreth saj, Puigdemont bën me dije mbretin se ka “zhgënjyer shumë katalanasit, që e kanë ndihmuar në kohëra të vështira.”

Lideri i rajonit të Katalonjës bëri me dije se qeveria e tij është e gatshme për dialog, por nuk do lëviz asnjë milimetër nga premtimet./360grade.al

Share: