Home KRYESORE Përgjumje…. Nga Rumi

Përgjumje…. Nga Rumi

Përktheu Elona Caslli

 

Ata që nuk e ndiejnë dashurinë t’i tërheqë si lumi

që nuk  dehen me agun e ditës si me  filxhanin plot me ujë pranveror

 që nuk ushqehen me perëndimin e diellit

që nuk duan të ndryshojnë

Lërini të flenë

Kjo dashuri është përtej studimit teologjik

atij mashtrimi të vjetër dhe hipokrit.

Nëse do ta lartësosh mendjen përmes tij

Vazhdo të flesh.

Hoqa dorë nga mendja ime

I grisa rrobat dhe i hodha tutje.

Nëse nuk je mirëfilli lakuriq

mbështillu me këmishën e bukur të  fjalëve

Dhe vazhdo të flesh.

Rumi

Share: