Edi Rama pas shkarikimit te gjithe prefekteve te Republikes në një dalje për mediat deklaroi se në krye të prefektrurave do të do jenë njerëz ushtarak te liruar.
Sot ai shkarkoi 12 Prefektët dhe brenda ditës emëroi 12 Prefektët e rinj që siç deklaroi Rama janë ushtarakë, kolonelë të rezerve.
Pjesë nga fjala e kryeministrit
Jemi në fazë të re reformash, pas asaj territoriale kemi reformën e shtet-bërjes. Lipset një institucion i ri i prefektit si një institucion i KM dhe qeverisë në çdo qark.
Pa dyshim ky është institucion që ndenjti në hije, në gjumë letargjik dhe nuk i përgjigjej pritshmërisë së larte që kanë njerëzit për figurën e Prefektit.
Kemi ndërtuar një proces dhe për 40 ditë, në mënyrë aktive dhe skrupuloze kemi vlerësuar se profili i ri i prefektit do të jetë nga radhët e ushtarakëve të lartë, që s’janë pjesë e Forcave të Armatosura.
Disa nga emrat e Prefekteve te rinj
Kukës- Zeneq Kuçana, ushtarak
Fier-Baki Bala ushtarak
Vlore- Flamur Mamaj
Tiranë-Suzana Jahollari