Home KRYESORE Parlament/ Basha-Xhafës: Po kush të beson ty? Dorëzo vëllanë

Parlament/ Basha-Xhafës: Po kush të beson ty? Dorëzo vëllanë

Lulzim Basha është përplasur sot në parlament me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ky i fundit prezanton ligjin për vetingun në polici, ndërsa hodhi edhe akuza për ish-qeverisjen e PD.

Në replikë me Xhafajn, Basha iu drejtua: “Kush të beson ty për vetingun në polici? Ti jep shembullin personal. Dorëzo vëllanë tënd që është dënuar në Itali për trafik droge”.

“Ti ke shkelur kushtetuten, ke zgjedhur një Prokuror për të mbyllur dosjen e vëllait tënd dhe të Saimir Tahirit. Si do bëjmë vetingun duke kontrolluar një polic roje në Erseke e duke të lënë ty minister i Brendshem. Fut në ligj vetingun për ministrin”, tha me tej Basha.

Amendamenti i PD është që në Vetingun e policisë të përfshihet edhe ministri i brendshëm, Xhafaj dhe funksionarët e ministrisë jo vetem policët e thjeshtë. Ky amendament nuk pranohet nga mazhoranca.

Share: