Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një komunikim për mediat, ka shpjeguar arsyet e shkarkimit të sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson.
Sipas Trump, ata ndanin mendime të ndryshme për çështje të politikës së jashtme.
“Kemi shkuar shumë mirë me Rex, dhe unë e vlerësoj për punën e tij. Unë i uroj më të mirat, ai është një njeri i mirë. E kemi diskutuar gjatë këtë me Rex. Por ne nuk binim dakord në disa çështje, siç është marrëveshja me Iranin. Unë mendoj se është i tmerrshëm, ai mendon se është në rregull”, shprehet Donald Trump.
360grade.al