Home KRYESORE Vendos Rama fatin politik te Frrokaj, ja çfarë pritet të ndodhë…

Vendos Rama fatin politik te Frrokaj, ja çfarë pritet të ndodhë…

Është arrestuar këtë mesditë kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ndërsa janë shpallur edhe 23 urdhër arreste për zyrtarë të tjerë si; juristë, drejtues hipotekash dhe administratorë të njësive.

Ata akuzohen për tjetërsim pronash në bregdet. Sakaq, Prokuroria pas arrestimit të Frrokaj ka njoftuar kryeministrin Edi Rama nisur nga fakti që demokrati mban postin e kryetarit të Bashkisë.

Është Rama ai i cili pritet të bëjë shkarkimin e kryebashkiakut të Lezhës nga detyra pas këtij aksioni ndërsa Presidenti Meta me dekret do të caktojë një datë kur pritet të mbahen zgjedhjet e reja për pasuesin e kryetarit.

Hetimi 2 vjeçar ka zbuluar gjithë skemën e mashtrimit me pronat në bregdet dhe duket se kjo skemë është e njëjtë me atë të përdorur në Spille

Share: