Home KRYESORE Shqiperia, Vend Pelegrinazhi i Hierarkeve Kristiane

Shqiperia, Vend Pelegrinazhi i Hierarkeve Kristiane

Nga Genc Mlloja

“Popullesia prej 3 milione banoresh eshte kryesisht muslimane, por ka gjithashtu komunitete ortodokse dhe katolike ne Shqiperi”, vinte ne dukje shtypi amerikan nder te cilet spikasin Washington Post dhe AP.

Kete koment mediat amerikane e benin ne kuadrin e vizites se kreut te Kishes Ortodokse ruse Kirill ne Tirane e filluar me 28 prill per te perfunduar me 30 prill 2018.

Sic thuhet i ftuar nga kreu i kishes ortodokse te Shqiperise Anastasios Janullatos, Kirill ka ne program takime me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Po keshtu kane filluar veprimtari kishtare te ndryshme qe kulmojne me 30 prill.

Thuhet se Kirill dhe Janullatos jane te lidhur me nje miqesi 50- vjecare.

Ka patur kundershtime kur ra rregjimi komunist me 1991 per emerimin e Janullatos si kreu i kishes ortodokse por ish presidenti i athershem Sali Berisha e miratoi edhe pse Janullatos nuk kishte kombesine shqiptare, te cilen ia akordoi presidenti aktual Ilir Meta para disa muajsh.

Ne ate kohe eshte kundershtuar fort caktimi i tij prej komunitetit ortodoks shqiptaro- amerikan ne SHBA, vecanerisht prej atij te Bostonit e lidhur me figuren e te ndjerit Fan Noli.

Nderkohe verehet se qe prej renies se komunizmit Shqiperine e kane vizituar edhe dy krere te Vatikanit.

Analiste politike vene ne dukje se nuk ka patur asnjehere vizita te quajtura historike si kjo e Kirill prej hierarkeve te komunitetit musliman ne kete vend ballkanik te populluar prej nje shumice muslimane.

Shqiperia komentohet si shembull i bashkekzistences ndermjet kater besimeve kryesore- musliman, ortodoks, katolik e bektashian.

Nje veshtrim i ‘kalendarit’ te vizitave te pelegrineve fetare ne kete vend deshmon nje demonstrim kristian ne shoqerine shqipetare ne perberje te se ciles shumice jane muslimanet sikurse etikohet nga mediat perendimore edhe ne rastin e vizites se Patriarkut ortodoks rus Kirill.

Share: