Njerëzit të cilët kanë lindur të verbër ose bëhen të verbër para 7 viteve të para të jetës, nuk përjetojnë imazhe vizuale kur ëndërrojnë.
Njerëzit që janë bërë të verbër më vonë zakonisht ruajnë disa imazhe vizuale kur ëndërrojnë, por më pak sesa individët që shohin.
Një hulumtim nga studiues danezë zbuloi se, sa më gjatë që dikush ka qenë i verbër, aq më pak gjasa ka që ata të shohin gjatë ëndrrave.
Ndërkohë që, ata që kanë lindur të verbër nuk mund të shohin kurrsesi gjatë përjetimit të një ëndrre. Ata gjithsesi i përjetojnë dyfish ndjesitë e dëgjimit, nuhatjes, shijes, dhe prekjes, se sa njerëzit që shohin.
l.h/ dita