Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: 18 Ushqime të pasura me Vitaminë K:

Sugjerimet e Shijes: 18 Ushqime të pasura me Vitaminë K:

Domatet e thara; Selinoja, Bamjet, Boronica; Sherebele e tharë, Kale, Lakra; Manaferra; Spinaqi; Brokoli; Qepët e njoma, Lakra e Brukselit, Turshitë, Kumbullat e thata, Speci djegës pluhur, Asparagus, Karrota, Mjedra.

Vitamina K e emërtuar nga danishtja (koagulationvitamin– vitaminë e koagulimit) ndodhet në formën e derivateve të naftokuinoneve, në disa forma (Vitamina K1, K2 dhe K3) të tretshme në yndyrna, kryesisht në bimë. Kjo vitaminë në bashkëpunin me vitaminën D ndihmon në rregullimin e nivelit të kalciumit në gjak (kalciumi është i nevojshëm për koagulimin e gjakut). Koagulimi është mjaft i rëndësishëm për parandalimin e gjakrrjedhjes gjatë marrjes së plagëve. Megjithatë, në rastin e sëmundjeve të zemrës, koagulimi i gjakut është mjaf i dëmshëm. Ky koagulim pengohet me ndërhyrjen ndaj vitaminës K me anë të dikumarolit, i cili pengon aftësinë koaguluese të saj. Vitamina K është e rëndësishme për formimin e protrombinës dhe faktorëve të tjerë të koagulimit të gjakut, mjaft i rëndësishëm në uljen e humbjes së gjakut sidomos gjatë dëmtimeve të ndryshme dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ushqime te pasura me vitamine K dhe shume vitamina te tjera dhe minerale gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.

Share: