Home KRYESORE Balla e akuzoi për Klement Balilin, reagon Panariti:

Balla e akuzoi për Klement Balilin, reagon Panariti:

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cilëson shpifje të ulëta akuzat e deputetit socialist Taulant Balla, se në kohën kur ishte Ministër ka firmosur kontratat për t’i dhënë me qira tokat shtetërorë, Klement Balilit.

Seancën e së hënës, socialisti Taulant Balla hodhi akuza ndaj ish-aleatit të tij Edmond Panariti, se ka qenë ai që ka lidhur kontratë me Balilajt.

I ftuar në Ora News, Panariti tha se Ministri nuk jep kontrata qiraje por as komisionet që janë marrë me atë punë nuk kanë firmosur asnjë kontratë qiraje me ndonjë person me precedent kriminal.

“Nuk ka asnjë dokument të firmosur nga Edmond Panariti, mund ti kërkoni. Ministri nuk është qiradhënës, nuk firmos Ministri kontrata qiraje. Ka komisione që mblidhen dhe marrin në shqyrtim kërkesat. Por edhe komisionet që kanë firmosur, nuk ka absolutisht asnjë dokument kontratë qiraje me persona në kërkim, persona në hetim, persona me precedent penal. Nuk ka të bëjë kjo me Klement Balilin që nuk është në asnjë nga dokumentet e kontraktuara nga Ministria e Bujqësisë. Këto janë lehtësisht të verifikueshm”, tha Panariti

V.L/ Dita

Share: