Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar sot në studion e “Opinion” përball gazetarit Blendi Fevziu dhe katër analistëve, ku është prononcuar për herë të parë në lidhje me Vettingun e politikanëve.
Sipas Berishës vettingun mund ta bëjnë dhe ndërkombëtarët, por tha se mund të bëhet dhe më një ligj.
Pjesë nga intervista
Përse duhet një vetting për politikanët, a ka mundësi që të zbulohen pasuritë dhe a mund të gjenden lidhjet e tyre me krimin?
Unë e konsideroj një rendësi të madhe këtë ligj, pasi 100 herë i kam thënë vetes, duke parë formularët e prokurorëve, gjykatësve dhe policëve, por politikanët. Këta kanë shumë pushtet dhe mund të bëjnë pasuri të paligjshme.
Rama ka thënë që i zbulon SKAP dhe BKH?
Dakord, por Vettingu është më shumë më shumë dhe i zbulon të gjitha. Si nuk mund të ketë vetting për sarajet në Surrel. Vettingu do gjej kullat, do gjej pallatet.
Kush do e bëj vettingun, ju Ramës dhe Rama juve?
Absolutisht po.
Kush do e bëj vettingun?
Do ta përcaktojë ligjin.
Pse nuk kërkoni ndihmë ndërkombëtare nga ndërkombëtarët?
Unë nuk e përjashtoj këtë ide.
Pse jo ata që po bëjnë vettingun sot?
Ata ikën, voran vettingu iku.