Home KRYESORE Detajet/ Si u arrestua në zyrë kreu i Hipotekës në Shkodër dhe...

Detajet/ Si u arrestua në zyrë kreu i Hipotekës në Shkodër dhe vartësja e tij

Zamir Leka, drejtor i Hipotekës së Shkodrës është vënë në pranga sot pasdite, pak para orës 16:00 në zyrën e tij. Ai u emërua në këtë detyrë në janar 2018 nga ministrja e Drejtësisë e Etilda Gjonaj pa patur eksperience në administratë. Leka është anëtar i PS dhe përfaqësonte këtë strukturë në Velipojë. Bashkë me Lekën është arrestuar edhe punonjësja e ZRVPP, Frida Mirashi.

Mbi Lekën dhe Mirashin rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Pesë ditë më parë, në Hipotekën e Shkodrës janë arrestuar juristi dhe specialisti bashkë me disa persona të tjerë të cilët ishin të përfshirë në një skemë korruptive për lëshimin e certifikatave të pronësisë. Nuk është e konfirmuar ende nëse arrestimi i Lekës dhe Mirashit është i lidhur me këtë dosje, ku një sekser, një përfitues në bashkëpunim me një jurist dhe një specialist të ZRVVP Shkodër, këmbenin certifikatat e pronësisë për 1 mijë euro.

Furtuna në Hipotekën e Shkodrës vjen në të njëjtën kohë me arrestimet e bujshme të mjekëve në spitalin e ketij qyteti, edhe ata të dyshuar për korrupsion. Edhe pse mjekët u arrestuan me bujë nga prokuroria dhe policia, gjykata vendosi që të hetohen në gjendje të lirë./lapsi.al

Share: