Artikuj të paçmueshëm rreth 11.000 vjeçarë janë shkrumbuar në flakë pasi një zjarr i madh të dielën përfshiu Muzeun Kombëtar të Brazilit.
Brenda tij ka pasur artefakte nga Greqia, koha romake, Egjipti dhe të parat fosile që janë gjetur në Brazil.
Nuk ka të lënduar por dëmi që i është shkaktuar trashëgimisë brenda Muzeut është humbje e madhe.
Bëhet fjalë për 200 vite edukim, 200 vite shkencë, kulturë, kujtesë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili filloi rreth orës 19:30.
Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë mbrëmjes së të dielës për të shuar flakët, por një zyrtar i muzeut tha se dëmi është “i pariparueshëm”. Presidenti i vendit në një postim në Tëitter tha se “humbja e koleksionit në Muzeun Kombëtar është i pakapërcyeshëm për Brazilin”.
Ndërtesa madhështore dikur ishte shtëpia e një familje mbretërore portugeze dhe u shndërrua në një muze pothuajse saktësisht 200 vjet më parë.
Që atëherë, ajo është bërë institucioni më i vjetër historik i Brazilit dhe një qendër kërkimore e njohur ndërkombëtarisht.
Por tani nga Muzeu kanë mbetur vetëm gërmadhat./Opinion.al