Home KRYESORE Vrasjet në Shkodër, Balla i përgjigjet akuzave të PD: Kur Basha ishte...

Vrasjet në Shkodër, Balla i përgjigjet akuzave të PD: Kur Basha ishte ministër i brendshëm

Ka nisur seanca e parë parlamentar, ndërsa pas Gramoz Ruçit, fjalën e ka marrë Taulant Balla i cili ka folur për ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër duke iu përgjigjur edhe akuzave të PD, se ato kanë dorën e bandave kriminale që favorizohen nga shteti.

“Sa i përket vrasjeve në Shkodër, në 2010 kur ministër i brendshëm ishte Basha, ato arritën në nivelin më të lartë, 18 vrasje vetëm në qarkun Shkodër. Po sigurisht ne jemi shumë të shqetësua për çdo jetë të humbur nga krimi dhe vrasjet e fundit duhen zbardhur sa më shpejt.

Zoti ministër i brendshëm ne kemi besim tek policia dhe presim një përgjigje dhe ndëshkim të menjëhershëm për ta”, tha ai.

Share: