Home KRYESORE Vrasjet në Shkodër, Xhafaj: Opozita po zgjedh rrugën e gabuar, kemi goditur...

Vrasjet në Shkodër, Xhafaj: Opozita po zgjedh rrugën e gabuar, kemi goditur disa banda kriminale…

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lidhur me ngjarjet e rënda të ndodhur së fundmi në vend, duke iu referuar edhe vrasjeve të ndodhur në Shkodër, është shprehur se Policia po bën punën maksimale për zbardhjen e ngjarjeve dhe kapjen e autorëve, ndërsa ka thënë se opozita po zgjedh rrugën e gabuar lidhur me qëndrimin dhe akuzat që ka hedhur mbi qeverinë për këto raste.

“Lidhur me ngjarjet e fundit në Shkodër por dhe në shkallë vendi. Kjo e lidhur dhe me ngjarjet e fundit në Shkodër, me disa vrasje në muajt e fundit. Ajo që po bën opozita është një sulm agresiv i qëllimshëm për të nxirë imazhin e policisë dhe të vendit. Nuk dua t’i hyjë farë diskutimit se cila është natyra e disa prej viktimave të përfshirë në këto ngjarje, apo sa dhe si këta ta fundit kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme…

Natyrisht për ne cdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë sepse janë jetë njerëzish dhe cenojnë sigurinë qytetare. Ne jemi duke iu shkuar në fund këtyre rasteve dhe shumë shpejt do të zbardhim ehde autorët, kjo sa i takon përgjegjësisë sonë. Sa i përket opozitës, kanë zgjedhur një kauzë të gabuar. Në këto muaj kemi bërë një skanim të qartë dhe të hollë të grupeve kriminale që nuk u krijuan sot, por kanë vite. Kemi goditur një pjesë të këtyre grupeve:, u shpreh ai.

Share: