Home KRYESORE Masakra në Bllok/ Gazetari: Autori i dyshuar i vrasjes është komando

Masakra në Bllok/ Gazetari: Autori i dyshuar i vrasjes është komando

Gazetari Artan Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinajt është një komando i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim policor. Mbrëmjen e djeshme ndodhi një masakër e vertete në zemër të Tiranës në zonën e Bllokut. Nga përplasja e dy grupeve, mbeti një person i vrarë dhe 2 të tjerë u plagosën. Të dëmtuarit janë të gjithë nga grupi i Ervis Martinajt. Ndërsa në kërkim janë shpallur tre persona, mes tyre i dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata.

Artan Hoxha: Deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjesëtar i forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave Komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Ai ka me pistoletën Glock. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks.

Share: