Home KRYESORE Video/ Ja kur nisi sherri për Elvanën që çoi në masakrën e...

Video/ Ja kur nisi sherri për Elvanën që çoi në masakrën e Bllokut

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish –Bllokut në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Policia njofton se u arrestuan në flagrancë këta dy të fundit, ndërsa ka shpallur në kërkim tre persona, mes tyre Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.

Ndërkohë ngjarja e mbrëmshme e ka zanafillen me herët. ABC News disponon pamjet e një sherri të ndodhur disa ditë më parë në një lokal në kryeqytet, shkak për të cilin mendohet të ketë qenë kengetarja Elvana Gjata.

Burimet bënë të ditur se mbrëmë në lokalin ku ndodhi krimi, dy palët kanë kërkuar të sqarohen për konfliktin e së shtunës në “Magic 4”.

Por edhe aty situata ka degjeneruar në dhunë, deri në përdorimin e armëve.

Pamjet më poshtë i përkasin sherrit të së shtunës në lokalin e natës “Magic 4”, sherr që pasoi sherrin e mbrëmshëm në Bllok me 1 viktimë e 3 të plagosur./Opinion.al

Share: