Home KRYESORE Princ Alberti i II i Monakos, i cili u prit nga LTM...

Princ Alberti i II i Monakos, i cili u prit nga LTM Princ Leka ll

Më 16 tetor 2018, në orën 16.00. në Rezidëncën Mbretërore Shqiptare, ka mbërritur për një vizitë familjare Lartësia e Tij e Përndritur Princ Alberti i II i Monakos, i cili u prit nga LTM Princ Leka ll i Shqiptarëve dhe LSM Princeshë Elia.

Vizita u zhvillua në sallën e madhe të Pritjeve të Oborrit Mbretëror.

Midis çështjeve të shumta që u diskutuan në një atmosferë të ngrohtë familjare, në harkun e një ore bisedimesh, fokusi qëndroi tek bashkëpunimi konkret mes dy vendeve tona nëpërmjet Fondacionit të Princ Albertit në mbrojtje të mjedisit, florës dhe faunës dhe bregdetit shqiptar.

Gjithashtu imazhi i Shqipërisë, njohja e saj në arenën ndërkombetare, pasuritë natyrore, traditat dhe kultura, ishin temat kyçe të këtij takimi.

Princ Alberti i II i Monakos, shprehu vlerësimin e Tij për punën e Familjes Mbretërore Shqiptare dhe angazhimin e Saj në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.

Share: