Home KRYESORE Xhisiela akuzon Top Channel për manipulim të intervistës

Xhisiela akuzon Top Channel për manipulim të intervistës

25-vjeçarja Xhisiela Maloku u shfaq LIVE në emisionin “Opinion” pas intervistës së dhënë për gazetaren Eni Vasili në Top Channel. Nisur nga vërejtjet e gazetarëve në studio të cilët ishin dyshues për versionin e ri që ajo jep për ngjarjet ajo e ka humbur qetësinë.

Gazetari Mentor Kikia i kujtoi deklaratën e gazetares Anila Hoxha në TCH se Xhisiela gënjeu kur tha se lëvizte me taksi ndërsa ata e kishin parë se kush e kishte shoqëruar. Por vajza e re u hodh në sulm duke akuzuar se ia kishin manipuluar intervistën në TCH.

“Kam shkuar me taksi. Kam lëvizur me taksi. Nuk dua të bëj publike jetën e të gjithëve që janë rreth meje. Kjo është intervista ime e fundit. Unë në TCH kam dhënë dy intervista. Kam dhënë një tjetër para dy ditësh dhe më thanë që nuk do të transmetohet sepse ka probleme me zërin. Intervista që është transmetuar sot në TCH është e montuar. Ata kanë vënë ato që kanë dashur” – tha Xhisiela e nervozuar. ©LAPSI.al

Share: