Home KRYESORE Zv, kryeministrja për administratën: Ose të ofrojnë shërbim, ose të largohen

Zv, kryeministrja për administratën: Ose të ofrojnë shërbim, ose të largohen

“Ose te punojnë me integritet dhe të motivuar për të ndryshuar status quonë dhe të ofrojnë shërbim për qytetarët, ose te largohen nga administrata”. Ishte ky mesazhi i drejtpërdrejtë i ZëvendësKryeministres Senida Mesi, për të gjithë punonjësit e administratës.

Nga foltorja e Kuvendit, ku foli për reformën në shërbimet publike Mesi tha ndër të tjera se nga kjo reformë familjet shqiptare vetëm në dy muaj kanë arritur të kursejnë 20.000.000 lek për shkak të gjenerimit të çertifikatave online.

Teksa foli për vijimësinë e procesit, Mesi tregoi edhe mekanizmat që do përdoren në vijim për të shkurtuar kohë në shërbime.

“Në kuadër të prioritetit të shërbimeve publike, tashmë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Brendshme dhe agjencive si ADISA, ISSH dhe DPGJC po punojmë për paketa shërbimesh, ku Institucioni i parë i kontaktit për një shërbim do të jetë dhe ura lidhëse me të gjithë Institucionet e tjera shtetërore, me qëllim ofrimin e shërbimit fundor për qytetarët”, tha ZëvendësKryeministrja, duke përmendur njëkohësisht faktin, se aktualisht është reduktuar me 30% barra e dokumentave që kërkohej në marrjen e shërbimeve administrative.

Teksa foli për shërbimet online dhe përmirësimin e infrastrukturës, si drejtuese e reformës në shërbimet publike, Zv.Kryeministrja u ndal edhe tek lufta kundër korrupsionit.

“Deri tani kemi rreth 250 masa disiplinore, nga te cilat dhe ndjekje penale, vetem nga task-forca anti-korrupsion dhe denoncimet e qytetareve ne platformen e bashkeqeverisjes. Vëmendja jonë nuk eshte tek Serialet me audio-përgjigjime, por tek qytetarët”, tha Mesi në fund të fjalës së saj, duke ju referuar ngjarjeve të fundit.

Share: