Një 23-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në Itali, pasi ka rënë nga kati i tretë i një banese ku ishte futur për të vjedhur.
Mësohet se 23-vjeçari me me iniscialet R.M., ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mediet italiane raportojnë se shqiptari bashkë me një shokun e tij kishin hyrë për të vjedhur brenda një shtëpie dhe në tentative për të shpëtuar nga i zoti i shtëpisë, është rrëzuar nga ballkoni. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoku i tij u largua për të mos rënë në duart e forcave policore.
360grade.al