Home KRYESORE Nese Rudina zgjedh te largohet nga PD, Azemi do te qendroje…

Nese Rudina zgjedh te largohet nga PD, Azemi do te qendroje…

Nga Basir Collaku

Rudina Hajdari, bija e vetme e liderit te dhjetorit 90, Azemit, deputete prej vitit 2017, ka vendosur te braktise Partine Demokratike, partine e themeluar nga i ati. Gjysma lajmerimit ndodhi me 8 dhjetor ne perkujtimoren e dites se rinise, perballe Berishes dhe Bashes. Premtimi per te qene prane protestuesve studente, per te lene mandatin u zgjat dy dite me pas me rishikimin e pranise ne PD. Mosperfaqesim e moskuptim nga populli, i PD, ishin dy arsyet e deritanishme te Rudines, teksa pohoi se do te konsultohet me votuesit. Zonja Hajdari u zgjodh deputete ne Partine Demokratike, si trashegimi e sakrifices se babait te saj, Azem Hajdarit, kjo e ktheu nga USA, ku gjendej ne karrieren e saj akademike e profesionale. Sepse personalisht ishte e larguar ne shkollim dhe punesim tej Atlantikut.

Rudina, ngjiti mjaft si propozim i Bashes per deputete, aq sa u mirrpriten disa largime te vonuara per tu bere nga Berisha, apo u dyshuan jo pak promovime me stof qokash ne PD nga Basha, nen petkun ku i dihet. Ne Partine Demokratike ka mjaft telashe. Ajo çka la Berisha, me ate çka po formaton Basha, çka injektuar e shkuara, ajo qe kalojne demokratet, jane nje hata e paqarte.

E gjitha perballe diktatures se Rames ne preherin e te cilit jane paqtuar mjaft udheheqes te dilemosur te PD. Majlinda Bregu, Ridvan Bode, jane propozime te Edi Rames per punet ku njeri gjendet e tjetri pret te shkoje. Te perndjekurit jane nje ngerç i pazgjidhur i demokrateve. Spiunet e Sigurimit dhe trashegimia e fshehur e tyre ne PD, jane nje difiçit peng i madh, sepse e djathta fale kesaj katranosje te njerezve shumeperdorimesh, nuk u be kurre konservatore.

Fatkeqesisht per vendin. Rudina Hajdari, nuk ka qene deputete radikale, as ka ndermarre nisma te thekura konservatore, qofshin teresisht mendim ndryshe nga kryetari dhe kryesia, anipse do ti rrinin fort hijshem si veper politike. Demokratet do te kishin dashur fort te ndodhte.

Por jo. Ndodhi sot. Me gjithe mekatet anonime dhe me emra konkret te PD, sot ne diten me te keqe politike nga viti 2013 gjendet Edi Rama. Ai eshte ne buze te gremines, prag te rrokullisjes. Ne cep te ikjes se dhunshme nga pushteti, duke i hequr mjerimin Shqiperise. Veprimi i Rudina Hajdarit nuk eshte dukuri individuale por historie e trashegimie. Ajo mund te largohet dhe zhgenjen ithtaret e babait, ose zgjedh e qendron dhe nderton nje platforme tjeter, duke u perpjekur te ribeje vetveten ne mungesat e shumediskutueshme te opozites.

Ose, ne ka nje te fshehte te demshme fort per PD, te bere nga kryetari Lulzim Basha, ta thote, ta thone, ndonese ngjan me nderrim armesh ne mes te duelit. Sot mbare shqiptaret jane ne proteste kunder Edi Rames. Qendrimet e deputetes Hajdari befasisht ne kohe jane jo pershtatshmeri opozitare, pa paragjykuar permbajtjen e rezervave te saj politike. E pathena politike ne kete debat ka nje paradoks.

Rudina mund te vendose te largohet nga Partia Demokratike, ati i saj Azem Hajdari do te qendroje perjetesisht ne te, bashke me amanetin e tij. Sepse ai eshte ADN e saj..Ka jo pak brenda PD ne vende te gabuara, te ardhur me taksi e keshtu duhen percjelle. Ndaj Rudina ben mire te degjoje demokratet dhe te qendroje ne shtepine e saj, shtepi me halle per tu zgjidhur, por jo banese per tu braktisur.

Te degjoje dhe vellezerit, Kirin, Azemin dhe nenen e saj. Historia politike e copezuar do te demtoje te djathten dhe lere vendin ne duart kanibale te Rames. Konservatoret politike qendrojne me eterit. Kur jane konservatore. Sigurisht ne PD ky problem eshte sa anemik dhe delikat, aq dhe emergjence ndertimi…

Share: