Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Flasin studentet, librat, detyrat e kursit, e te tjera dhe shpenzojmë 5...

Flasin studentet, librat, detyrat e kursit, e te tjera dhe shpenzojmë 5 milion lekë të vjetra ne vit

Studentët pjesëmarrës në protestë kanë treguar në studion e emisionit “Opinion” mënyrën se si ka nisur protesta e tyre 1 javë më parë.

Një student i arkitekturës ka thënë se pikërisht nga ky universitet nisi dhe protesta, kur ata u njohën në sekretari me VKM nr.288 që thoshte se një student përveç taksës është i detyruar të paguaje edhe për kreditet e provimeve të prapambetura.

Tarifa ka qenë 17.500 lekë të vjetra për një kredit, ndërkohë që tarifa e shkollimit është 400 mijë lekë në vit bachelori dhe 2 milion leke masteri total”, tha ai.

Një tjetër studente tha se sipas një përllogaritjeje të kryer nga lëvizja “Për Universitetin” një student i ardhur nga rrethet përgjatë një viti akademik në Tiranë, duke llogaritur tarifat e shkollimit, qeranë, transportin, librat, detyrat e kursit, veshmbathjet i duhet të shpenzojë 5 milion lekë të vjetra.

Shumë nga studentët e pranishëm në studio kanë treguar se detyrohen që paralelisht të punojnë, ndërsa kryejnë studimet.

v.l/ Dita

Share: