Home KRYESORE Basha: Dyfishim i buxhetit, zero tarifë për studentët me 64 mijë lekë

Basha: Dyfishim i buxhetit, zero tarifë për studentët me 64 mijë lekë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot i pranishëm në një takim me shoqatat e biznesit dhe siupërmarrësve.

Gjatë fjalës së tij Basha ndër të tjera e vuri theksin te programi që Partia Demokratike ka për arsimin, në momentin që do të vijë në pushtet.

Ku një ndër tre masat e mënjëhershme do të jetë dyfishimi për buxhetin e arsimit të lartë si edhe zero tarifë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura deri në 64 mijë lekë.

“Tre janë masat e menjëhershme që do të ndërmarrim:

Së pari, dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë. Tarifë zero për çdo student që vjen nga familje me të ardhura deri në 64 mijë lekë, paketë të veçantë mbështetje për studentët nga familjet në nevojë dhe investime serioze dhe të qënësishme qe do te ndryshojnë rrënjësisht infrastrukturën akademike dhe gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës konviktore.

Se dyti, Për 10 mijë studentë do të ofrohen çdo vit stazhe njëvjeçare punësimi, me pagë 300 USD në muaj. Stazhet mundësojnë  punësimin e menjëhershëm dhe marrjen e eksperiencës në tregun e punës. Ky projekt zhvillimi prej 30 mln euro në vit, i financuar nga buxheti i shtetit, do të realizohet në bashkëpunim me bizneset.

Dhe se treti, fokus të veçantë do të kete edhe arsimi profesional. Ne do të zbatojmë modelin  gjerman dual, ku 50 % e formimit të të rinjve do të zhvillohet në klasa dhe 50 % në praktikëpranë bizneseve. Do të ofrohen ato lëndë që kërkon tregu, duke filluar me sektorët prioritarë: teknologjinë e informacionit, agropërpunimin dhe turizmin. “, premtoi Basha.

Share: