Ndërsa u duk sikur shteti shqiptar u kap gafil nga tërmeti, ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, deklaroi në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora se në tetor të këtij viti në Thumanë është zhvilluar stërvitje rajonale për tërmetin.
Ende pa u tharë boja e stërvitjes, shtoi ai, strukturat e emergjencës kishin harruar ku kishin lënë pajisjet për të ndërhyrë në rastin e tërmetit të 26 nëntorit.
Prençi: Në tetor të 2019 të gjithë vendet e rajonit kanë qenë në një stërvitje për tërmetin në Ministri të Mbrojtjes. Është shumë e rëndë kjo.Pa u tharë akoma boja e stërvitjes ka rënë tërmeti dhe nuk dinim ku kemi pajimet. Në këtë tetor të 2019, pas tërmetit të 21 shtatorit. Stërvitje “Reagimi i përbashkët 2019”.Kanë marrë pjesë 11 shtete të rajonit, është drejtuar nga Shqipëria dhe monitoruar nga ekspertë të BE. Pajimet i kanë futur në magazinë dhe kanë harruar magazinën. Dikush qeshi kur e tregova. Kam dokumentin e botuar nga BB./OraNews