Home KRYESORE Reporteri lë nam! I aktivizohen filtrat e ‘Facebook’ gjatë lidhjes live

Reporteri lë nam! I aktivizohen filtrat e ‘Facebook’ gjatë lidhjes live

Një reporter në Karolinën e Veriut nuk e kuptoi se kishte aktivizuar filtrat teksa ishte duke raportuar live në Facebook. Gjatë raportimit ai  shfaqet me një mjekër qesharake të një magjistari dhe sy të stërmëdha të një kafshe të egër.

Reporteri Justin Hinton, ishte duke raportuar drejtpërdrejtë për Wlos ABC 13 të Karolinës së Veriut dhe për gati një minutë ai do të aktivizonte aksidentalisht filtrat e Facebook.

Më vonë me anë të një postimi në Facebook Justin tha: “Unë nuk e kuptova se çfarë po ndodhte me mua deri në momentin që pashë komentet që pyesin për fytyrat. Të gjithë më thanë se sa qesharak dukesha. Por nëse nuk mund të qeshësh me veten, nuk mund ta bësh për të tjerët? Shpresoj të shijoni ditët e dëborës dhe mos harroni të buzëqeshni dhe qeshni!”, shkroi gazetari.

Top Channel

Share: