Home KRYESORE Koronavirusi/ Manastirliu: Shërohen edhe 4 mjekë dhe infermierë

Koronavirusi/ Manastirliu: Shërohen edhe 4 mjekë dhe infermierë

Shkon në 6 numri i stafit mjekësor të prekur nga COVID-19 që tashmë janë shëruar. Lajmi i mirë është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Mes 33 personave të shëruar deri në këto momente, gjashtë të shëruar janë mjekë dhe infermierë. Pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.

Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar”, shprehet ministrja e Shëndetësisë.

Share: