Home KRYESORE Mbi 48 mijë persona të shëruar nga koronavirusi, ja sa janë të...

Mbi 48 mijë persona të shëruar nga koronavirusi, ja sa janë të prekur

Koronavirusi ka alarmuar të gjitha vendet e botës, ndërsa shumë shtete kanë konfirmuar se kanë persona të infektuar dhe viktima.

Ndërkohë, bëhet me dije se, numri total i personave të cilët aktualisht janë mbartës të virusit, ka rënë.

“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm, bën të ditur se deri më tani 48458 persona kanë arritur të shërohen, ndërsa aktualisht janë mbartës të virusit 40,725 persona, nga të cilët 33627 (83%) persona janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 7095 (17%) persona janë më rëndë. Deri tani, kanë humbur jetën 3137 persona.

Sipas të dhënave, Irani është shteti i dytë me numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetë edhe pse numri i të prekurve është më i ulët se në Korenë e Jugut.

Në Iran, koronavirusi ka prekur 2336 persona, nga të cilët 77 kanë humbur jetën, ndërsa në Korenë e Jugut 5186 persona janë infektuar, nga të cilët kanë humbur jetën 34 persona. Po ashtu, numri i viktimave në Itali është 50./ Opinion.al

Share: