Home KRYESORE Gjiknuri flet për kërkesa të reja nga opozita: Pritja nuk mund të...

Gjiknuri flet për kërkesa të reja nga opozita: Pritja nuk mund të vazhdojë

Përfaqësuesi i PS për reformën Damian Gjinkuri, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik u shpreh se opozita ka ardhur me kërkesa të reja. Pa dhënë detaje për pikat mbi të cilat nuk u ra dakord me opozitën, Gjinkuri tha se do të ketë neser një raportim në kuvend, ku do t’i bëjë me dije.

“Dua të informoj që gjatë gjithë kësaj kohe edhe Komisioni për Reformën dhe Këshilli Poliitik ka trajtuar rekomandimet e ODIHR, çështjet problematike të ngritra nga palët dhe është munduar të adresojë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Sot kemi një kuadër gati të përfunduar mbi çështjet e ODIHR, por dhe disa nga këkesat që opozita i kishte ngritur si kusht. Por nuk mundet, që pasi biem dakord dhe pasi reflektojmë një pjesë të mirë edhe të kërkesave që quheshin parakusht për organizimin e zgjedhjeve të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë dhe duke dalë me kërkesa të reja. Unë nesër do të informoj Kuvendin dhe njëkohësisht dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura me opozitën. Do të bëj një informim shumë të shpejtë për publikun se kush janë kërkesat një pjesë shumë të madhe i kemi adresuar, por fatkeqësisht paketa duhet të jetë e plotë. Një gjë ju garantoj: Administrata do të jetë shumë profesionale, palët do të kenë garanci shtesë, kushdo ka të drejtë të aplikojë për të qenë komisioner”, tha Gjiknuri.

I pyetur nëse do të ketë sërish një tryezë të Këshillit Politik, Gjiknuri tha: “Ne  jemi të hapur për çdo lloj takimi dhe do të vazhdojmë punën pasi Shqipëria ka nevojë për një kod zgjedhor. Parlamenti është legjitim dhe pritja nuk mund të vazhdojë”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me vendosmërinë e opozitës për të mos hequr dorë nga identifikimi biometrik, Gjinkuri tha: Nuk ka ashtu, të futësh atë që do në xhep dhe të tjerat s’kanë rëndësi, pyeteni zotin Bylykbashi nëse realizohet identifikimi biometrik jeni dakord?/Opinion.al

Share: